Take a fresh look at your lifestyle.

Të paktën 4 persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që sapo goditi Turqinë

Një tërmet i fuqishëm, prej 6.7 ballësh të shkallës Rihter, ka goditur Turqinë në mbrëmjen e së premtes.

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën katër persona.

Sipas Sojlu, dy persona tjerë janë dërguar në spital, pasi kanë pësuar lëndime.

“Kemi ngritur grupe vëzhgimi, të gjithë janë në krye të detyrës”, është shprehur ai.

“Në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar”, ka njoftuar Sojlu.

“Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime”, ka treguar ai.

/GazetaPremium