Take a fresh look at your lifestyle.

Digjet një autobus në rrugën Prishtinë-Pejë

Një autobus është përfshirë nga flaka në fshatin Korroticë e Lartë të Drenasit, nga i cili nuk ka të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.“Rreth orës 9:25 në rrugën Prishtinë-Pejë në Korreticë të Lartë është djegur në pjesën e prapme një autobus. Udhëtarët kanë arritur të dalin nga autobusi pa u lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar”, tha Hoxha

/GazetaPremium

/