Take a fresh look at your lifestyle.

Haziri: Keni durim, po punojmë që të kalojmë çdo pengesë që mund t’i shfaqet koalicionit

Nëkryetari i LDK-së z. Lutfi Haziri, ka treguar se koalicioni LDK-VV, po thuajse është i arritur.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, në këtë rast me Lëvizjen Vetëvendosje, udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

Sipas tij, një ndarje e tillë, do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi siç ka thënë Haziri, agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.

“Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë. Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”, ka shkruar ndër tjerash Haziri në Facebook.

Postimi i plotë:

Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV’në udhëheqëse të Qeverisë e LDK’në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.

E kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK’së dhe vetëm përmes LDK’së.

Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë.

Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë.

Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+. 

/GazetaPremium