Take a fresh look at your lifestyle.

Arsenal kalon tutje në FA Cup

Arsenali ka arritur të fitojë si mysafir i Bournemouth me rezultat 2-1 në kuadër të FA Kupës.

Topçinjtë në asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren duke dominuar nga fillimi deri në fund.

Arsenali kaloi që në minutën e 5-të në epërsi me Bukayo Saka, i cili mposhti portierin me një goditje brenda zone.

Në minutën e 26-të erdhi edhe goli i dytë ku sërish Saka ishte pjesë e aksionit.

Festa e lojtarëve të Arsenalit . (Foto: Warren Little/Getty Images)

Ai pasoi te Edëard Nketiah, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.  Gjyqtarit të takimit iu deshën dy minuta që të merrte vendim përmes VAR për golin.

Në pjesën e parë më nuk kishte gola. Edhe në pjesën e dytë skuadrat tentuan disa herë, por nuk e gjet goli.

Pamje nga ndeshja . (Foto: Warren Little/Getty Images)

Krejt në kohën shtesë, Sam Sturridge, arriti të shënojë për vendasit (2-1), të cilët shpresuan se mund të kthehen.

Por më nuk kishte dhe Arsenali me këtë fitore kalon në 1/8 e finales së FA Kupës, ku do të takohet me Pourtsmouthin.

/GazetaPremium