Take a fresh look at your lifestyle.

A po punon VV për ta ndarë LDK-në

Haki Abazi, deputet i Vetvendosjes tha se LDK do ndahet, nëse nuk bënë koalicion me VV-në.

Deputeti i Vetvendosjes, Haki Abazi, ka paralajmruar se nëse LDK nuk do bëjë koalicion me VV-në, partia e Isa Mustafës do të ndahet. Ani pse z. Abazi nuk tregoi se nga i ka këto infromacione dhe se kush është ai që do ta ndaj LDK-në, ai la të nënkuptohet se VV po punon për një gjë të tillë.

Abazi këtë deklarim e dha pas pyetjes së gazetarit të emisionit “Debat Plus” Ermal Pandurit, i cili e pyeti deputetin e VV-së se:

“A po e djeg LDK mandatin për Kryeminister të z. Kurti që më pas ta krijoi vet qeverinë?” Abazi u përgjigj:

” Unë mendoi që kostoja e LDK-së në një skenar të tillë, që do ta djegte, kandidaturën e z. Kurti, kostoja do të ishte katastrofale, dhe këtu do të ndahej LDK-ja, dhe përveç që do të ndahej LDK do e kuptonte edhe elektorati këtë loj.”

Në këto momente nderhyri analisti Arben Ahmeti, i cili i tha z. Abazi se: “A këtë qëllim e ka VV a? Ta ndaj LDK-në.?” duke i thënë se kjo logjikë që ju të merreni me LDK-në e jo me VV-në, është logjikë e gabuar.

/GazetaPremium