Take a fresh look at your lifestyle.

Burdushi: Mustafës, Osmanit e Veliut, i ka bërë magji Serbia

Hysri Peqani, i njohur në popull si Burdushi, ka paraljmruar se udhëheqësit e LDK-së kanë magji nga Serbia.

Sipas mjekut popullor Hysri Peqani, Koalicioni LDK-VV, nuk po realizohet sepse ka “të bame” dhe magjitë e zeza sipas tij, po e pengojnë koalicionin.

Burdushi tha se, LDK ka të bame, dhe se më i atakuari sipas tij është kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, kjo sepse, sipas tij, z. Mustafa edhe është lodhur për shkak të moshës, dhe magjitë e zeza e kanë patur më të leht tek z. Mustafa.

Tutje, z. Peqani i njohur si Burdushi, tha se magjitë kanë ndikuar edhe tek zonja Vjosa Osmani dhe tek z. Agim Veliu, të cilët kanë energji dhe janë njerëz të mirë, por magjitë i kanë blloku edhe këta të dy.

/GazetaPremium