Take a fresh look at your lifestyle.

Shkruan Genta Kaloçi: Me prindërit në dyluftim për qartësinë e origjinës!

Genta Petro Kaloçi, shkruan për individin, i cili nga guximi për vendimmarrje, bie në konflikt me prindërit.

Nga Genta Petro Kaloçi

“O facebuksat e mi, lexues e ndjekës besnik të celulës, pas shumë kohësh meditimi, analize, shtjellimi, krahasimesh, vendosa ti jap një përgjigje me argumenta të fortë mama sofiçkës për akuzën e rëndë se mbase nuk jam fëmijë e tyre.
Marr shkas nga bisedat, thumbat, shakatë, humoret me spec të dy prindërve të mi kur isha e vogël dhe adoleshente.
Sipas tyre, që thoni ju, unë paskam qënë këmbza e urës, kokfortë, e padisiplinuar, fëmijë i vështirë, ndërkoh që i vetmi defekt imi ishte se s’duroja dot padrejtsitë dhe nuk prisja vendimin e të rriturve, por veproja me vendimarrjen në moment sipas rastit.
Mesa duket të rriturit e kanë problem kur vepron pa i pyetur, pak rëndësi ka nëse ke të drejtë apo jo, nëse vepron saktë apo jo, rëndësi ka të jesh nën tutelën e tyre për çdo gjë.

E që thoni ju këta prindërit e mi mblidheshin kokë më kokë e qanin hallin e vajzës, që sipas meje, isha shumë e mira, por s’dinin të më vlerësonin. Njëri i thoshte me shaka:
– Nga ka ngjarë mor amani se unë s’kam qënë kshu (këta kur rriten harrojnë si kanë qënë fëmijë). Isha fëmij i dëgjuar, këtë tonën sikur na e kanë ndërruar në maternitet. Ryfete, je e sigurt se të dhanë fëmijën tonë apo ndonjë tjetër se kjo shan si fëmij rruge.
Pas kohësh filluan të mi hidhnin edhe mua thumbat me humor se s’kishin ç’bënin tjetër..
– O Genta, shko gjej prindërit se mbase të dalin të pasur e shpëton.
– Po more ata pasurinë që krijuan do ma jepnin mua hajde të keqen baba, merr ca miliona që më teprojnë.

Mu deshën vite hulumtimesh antropologjike, thasethemesh, historiko familjaro sociale për të arritur në disa konkluzione konkrete për të shuar dyshimet e familjarëve të mi për origjinën time dhe nëse jam pasardhësja e tyre në linjë gjaku.
Si më poshtë në mënyrë shkencore do shuaj të gjitha dyshimet me këto të dhëna.
1. Unë jam si Petriti (im atë) që si djalë i parë pas 4 vajzave u rrit i përkëdhelur dhe e ushqenin në kurriz të kalit e në maj të fikut. Mirbesues, nevrik, i hollësishëm, i fiksuar pas detajeve, i dashur, me shikimin e shkërdhyer me bisht të syrit që më acaronte kur ma hidhte, se më linte të kuptoja që Ai është në dijeni të zarareve dhe mos të mundohem t’ja hedh.

2. Jam si Sofia, (im ëmë) e ftohtë, nevrike, që fjalën e mirë vështirë ta thotë, nëse nuk ka arsye për ta thënë. Inat thashethemet dhe komplimentat boshe stil servilizmi. Jo sociale, e tërhequr, nikoqire. Shyqyr që kemi atë se përndryshe vdiqëm.
3. Ateist, inteligjent, fjalëpak, me humor, si gjysh Faslliu për llogjikën e mprehtë dhe aftësitë e agjentit të stërvitur, prandaj zgjodha psikologji krimesh.
4. Ngjaj nga Arifi, si luftëtare që jam, nuk stepem lehtë në atë që kam të drejtë dhe luftoj deri në fund.

5. E mençur, e mprehtë, burrnesh si nënë Hyrija (turizëm, meqse nëna ishte shitse, s’ka lidhje për ju, por në 95ën unë bëra një analizë dhe gjeta shumë të përbashkëta mes tyre).
6. Indiferente, autoritare, si Hallo Madeja.
7. E urtë, pa sherre (kur s’më ngacmojnë) pa llafe si Dirja (gjyshja nga Babi).
8. Inatshesh, qefmbetse, të jem e para, kam marrë nga halla e vogël (Hajrija).
9. E pastër, puntore, e dashur si teze Ekla.
10. Bredharake, aventuriere, bixhozçie, eksperimentuese si Serani (xhaxhai i Babait), që nuk la grua pa u martuar (tre herë) me mbi 10 fëmijë.
11. Humorin me fjalor jo etik, mbarë prap (kur më ngacmojnë) i ngjaj hallës së madhe Rabushes.

12. Studimet i kam për shkenca sociale/juridike akoma një indicje që jam pjellë e Petritit dhe Ryfetes, meqse në fis të gjithë kanë prerje për këtë fushë. Të rrallë janë ata që ndjekin për shkencat ekzakte.
13. Nga xhaxhi Shaqo, atij i pëlqen rakija, mua vera e bardhë të kërcej mbi tavolinë e ti bie tavolinës me grusht kur kam të drejt.
14. Mirbesues si dajë Zydiu.
15. E pa korruptushme, krenare, e qëndrushme, si dajë Agimi.
16. Arrakate, besnike, kokfort, si daj Bilali.
17. I mbyllur në vetvete, mosbesues, dyshues, tërheqës si daj Agroni.
Prandaj kush nga ju (Ryfete me shokë e shoqe) dyshoni se nuk jam pjella juaj më vjen keq për ju se të gjitha që kam përmendur më lart hedhin poshtë të gjitha pretendimet boshe që s’jam gjaku juaj. Ti si laburante e ke bërë analizën e gjakut që ju kam prindër, tani u konfirmua edhe nga faktorë të tjerë anthropologjikë dhe socialofamiljar.

Fatkeqësisht për ju, u mundova ti përmend të gjithë brenda mundsive.
Nëse kam harruar dikë, nuk e kam bërë me qëllim, ose nëse dikujt s’i pëlqen diçka, problemi juaj jo imi!
Faleminderit për mirkuptimin!”

/GazetaPremium