Take a fresh look at your lifestyle.

Mallkimi i numrit 9 te Milani: Pas Inzaghit këtë fanellë e kanë veshur nëntë sulmues, ku të gjithë së bashku shënuan 44 gola

Krzysztof Piatek është larguar nga Milani, duke nënshkruar me Hertha Berlinit, pasi e vazhdoi traditën e dështimeve të klubi kuqezi me numrin 9-të në shpinë.

Sulmuesi polak e mbylli pas vetëm një viti aventurën me kuqezinjtë, duke ndjekur mallkimi i numrit 9-të. Në fillimin e sezonit, Krzysztof Piatek luajti me fanellën me numër 19, por pastaj zgjodhi atë me numër 9.

Pas epokës së Pippo Inzaghit, të gjithë sulmuesit e qendrës që veshën fanellën me numrin 9-të te kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë vazhdimisht.

Ish sulmuesi i Genoas në 20 ndeshje ka shënuar vetëm 5 gola.

Filippo Inzaghi e veshi fanellën me numrin 9 të Milanit nga vitit 2001 deri në 2012, duke e konfirmuar veten si sulmues i jashtëzakonshëm.

Sidoqoftë, trashëgimtarët e tij nuk arritën të përsërisin emra si Alexandre Pato, Alessandro Matri, Fernando Torres, Mattia Destro, Luiz Adriano, Gianluca Lapadula, André Silva e Gonzalo Higuain.

Të gjithë këta sulmues së bashku kanë arritur të shënojnë vetëm 44 gola në 190 ndeshje.


2012/13: Pato – 7 ndeshje, 2 gola

2013/14: Matri – 18 ndeshje, 1 gol

2014/14: Torres – 10 ndeshje, 1 gol

2014/15: Destro- 15 ndeshje, 3 gola

2015/16: Luiz Adriano – 29 ndeshje, 6 golat

2016/17: Lapadula – 29 ndeshje, 8 gola

2017/18: Andrè Silva – 40 ndeshje, 10 gola

2018/19: Higuain – 22 ndeshje, 8 gola

2019/20: Piatek – 20 ndeshje, 5 gola

/GazetaPremium