Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj ja dorzon postin e Kryeministrit z. Kurti me sms, s’ka ceremoni shtetërore

E turpshme, Kryeministri në ikje z. Haradinaj s’ka kohë të organizoj ceremoni shtetrore për dorëzimin e positt të Kryeministrit, ashtu siç e mori nga ish-Kryeministri Mustafa. Do e dorëzoj me telefon!


Haraidnaj ka komentuar zyrtarizimin e koalicionit LDK-VV, duke thënë se liderët e partive është dashur të tregojnë prej fillimit se do të jenë 15 ministri.

Kështu ka deklaruar ai nga Deçani, ku qëndroi për 30 vjetorin e Nismës së Pajtimit të Gjaqeve në Lumbardh.

“Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit. Kanë qenë të paarsyeshme vonesat për mosarritjen e marrëveshje”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka deklaruar se të dy partitë është dashur të tregojnë prej fillimit se do të jenë 15 ministri, e jo 12.

Është dashur prej kohësh që për ministritë të thonë se janë 15 ministri dhe jo të proklamojnë se janë 12”, tha Haradinaj.

Në fund, ai ka konfirmuar se detyrën mund ta dorëzojë përmes telefonit, por jo edhe direkt.

“Do të jem jashtë vendit, por dikush nga zv/kryeministri do ta bëjë dorëzimin e detyrës ose do e përfundoj me telefon”, ka thënë ai.

/GazetaPremium