Take a fresh look at your lifestyle.

Mbretëresha e Prishtinës, Vlora Dumoshi tani Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Dikur ishte Drejtoreshë e Kulturës në Kryeqytet, për tu bërë më pas femra më e votuar në Prishtinë, Vlora Ismail Dumoshi, tani është propozuar nga LDK për Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Vlora Dumoshi është propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, kjo pasi Kryesia e LDK-së ka zgjedhur thuajse të gjithë ministrat, dhe Gazeta Premium mëson se Vlora Dumoshi është konfirmuar si Ministre e MKRS-së, në qeverinë e koalicionit LDK-VV.

Dumoshi ishte më parë edhe Drejtoreshë e Kulturës në Kryeqytet, nën udhëheqjen e Isa Mustafës, në kohen kur tani kryetari i LDK-së ishte Kyretar i Prishtinës. Pos kësaj z. Dumoshi, është edhe femra më e votuar në Kryeqytet duke qenë kështu njëra nga femrat e pakëta qe nuk kishte nevojë për kuotë gjinore sa i takon zgjedhjes së saj si asambleiste e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kujtojmë që Vlora Dumoshi, është pjesë e LDK-së që nga fillet e para të karierës së saj politike, duke u bërë kështu një përson i cili nuk i ka lëkundur asnjëherë qëndrimet e saja politike.

/GazetaPremium